Bota

S’ka më dyshime; Policia dyshon tek MAFIA shqiptare! Rrëfehet burri i 20 vjeçares që u masakrua nga grabitësit në Greqi,

13 Maj 2021, 14:50 Nga DOSJA
S’ka më dyshime; Policia dyshon tek MAFIA shqiptare! Rrëfehet

GREQI– Bashkëshorti i 20-vjeçares që u vra nga grabitësit në Greqi ka folur sërish për mediat, duke dhënë një prononcim për shtyp jashtë banesës ku ndodhi vjedhja që solli tragjedinë. Piloti 32-vjeçar ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur erdhi në shtëpi policia dhe e liroi. Siç raportojnë mediat greke, Haralambos Anagnostopoulos është ende në gjendje shoku.

Siç tha ai, policia është në kontakt të vazhdueshëm me të, dhe për 24 orët e kaluara ai ka ndihmuar për të zbuluar vrasësit. Ndërsa për foshnjën e tyre, vetëm 11 muaj tha: E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë. Vajza për fat të mirë nuk ka asnjë problem. Është dërguar në spital vetëm për kontroll. Tronditja nuk ka kaluar. Policia është vazhdimisht në kontakt me mua. Madje i riu në një moment nuk e ka përmbajtur veten dhe është përlotur para kamerave.

Po ashtu ka bërë me dije se varrimi i nënës 20-vjeçare do të bëhet nesër në orën 3 në në Alonissos.

Por ku po kërkojnë autoritetet autorët?

CNN grek raporton se hetimet janë përqëndruar në mafian shqiptare dhe atë gjeorgjiane. Autorët mund të kenë besuar se kishin planifikuar hollësitë më të vogla të sulmit të tyre vdekjeprurës, por bënë gabime dhe teknologjia do të zbulojë identitetin e tyre. Gjithashtu është e sigurtë se zgjedhja e banesës për t’u grabitur nuk është rastësore, pasi duket sikur e dinin që kishin para në shtëpi. Vetë bashkëshorti pranoi se së fundmi kishte blerë një tokë dhe do të fillonin ndërtimin e banesës së re, kështu që kishin para në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohës. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitja ne greqi haralambos anagnostopoulos grabitja ne greqi haralambos anagnostopoulos

Sondazh

Poll