Aktualitet

Rritja e të shtruarve në spital/ Brataj: Pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale!

13 Maj 2021, 14:29 Nga DOSJA
Rritja e të shtruarve në spital/ Brataj: Pasojë e grumbullimeve

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj në një lidhje skype në “Breaking” në Top Neës, tha ditën e sotme se trendi i infektimeve i këtyre ditëve është pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale.

Brataj sqaroi se për dy ditë nuk ka pasur asnjë person që ka shkuar për të marrë mjekim në QSUT dhe kjo ishte vetëm për spitalin covid 1, por ka pasur shtrime në spitale të tjera covid.

‘Kohët e fundit u vu re një rritje e lehtë e të shtruarve në spital. Ditën e djeshme ka pasur 14 nga të cilët 4 në QSUT. Dua të sqaroj se ishte rastësi ato dy ditë që nuk na erdhën qytetarë për t’u shtruar në QSUT, por kjo nuk do të thotë që nuk kishim pacientë për 24 orë, sepse qëlloi që pacientët dërgoheshin te spitali COVID 2.Por ajo që është pozitive në këtë pikë është fakti se të sëmurët nuk janë aq rëndë dhe qëndrojnë më pak të shtruar në spital. Kjo është një rritje fiziologjike si rezultat i fushatës elektorale dhe kujdesi duhet të vazhdojë.’– tha ai.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi skender brataj covid ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll