Bota

Detaje nga tragjedia e Greqisë: foshnja nuk po qante, por po përpiqej të zgjonte të ëmën

13 Maj 2021, 07:16 Nga DOSJA
Detaje nga tragjedia e Greqisë: foshnja nuk po qante, por po përpiqej

GREQI-Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në  Greqi, kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policore të Atikës Juglindore, George Kalliakamanis, ka bërë me dije, se uniformat blu kanë gjetur pranë 20-vjeçares që u vra nga hajdutët, foshnjën e saj vetëm 11-muajshe, e cila po përpiqej që ta zgjonte.

Polici, thekson se është shokuar nga ajo që ka parë brenda shtëpisë ku burri ishte i lidhur, nëna 20-vjeçare pa shenja jete në dysheme, e foshnja e saj vajzë nuk po qante, por po përpiqej të zgjonte të ëmën, raporton Protothema.

Tronditëse është dhe ajo që i ka ndodhur bashkëshortit të viktimës. Sipas raportimeve, i traumatizuar nga ajo që ka parë, atij i kishin humbur ndjenjat. Grabitësit para se të vrisnin nënën, i kanë drejtuar armën foshnjës duke kërcënuar prindërit e saj që të tregojnë ku i kanë paratë. Gjithashtu thuhet se piloti vuante nga hipoksemia dhe humbi përkohësisht vetëdijen dhe nuk mund të kujtohej.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota greqi krimi ne greqi greqi krimi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2021, 07:00

Pritet rritje më e madhe ekonomike në BE

Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para...

Bota 13 Maj 2021, 06:37

Spanja pret sivjet 45 milionë turistë të huaj

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit – që është rreth gjysma e numrit të vizitorëve që vizituan këtë vend në vitin 2019, përpara se të ni...

Bota 13 Maj 2021, 06:15

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë falur të enjten Fitër Bajramin në xhami, ndonëse duke respektuar distancën fizike, si masë për luftim të koronavirusit. Myft...