Aktualitet

Vrasja e Everest Çakës/ Avokati Vishaj lëshon BOMBËN: U bë nga Forca Speciale, vetëm ato e kanë këtë precision

12 Maj 2021, 19:47 Nga DOSJA
Vrasja e Everest Çakës/ Avokati Vishaj lëshon BOMBËN: U

TIRANË– Avokati Saimir Vishaj ka komentuar vrasjen e Everest Çakës duke analizuar dhe tipologjinë e autorëve. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Vishaj tha se vrasja është bërë nga profesionistë duke shkuar edhe më tej, duke i cilësuar si Forca Speciale.

Më tej, ai shton se vrasjet janë këmbana alarmi për sigurinë në vend, duke mos i kursyer akuzat për kryepolicin, Ardi Veliu.

“Mund të nxjerrim shkaqe, por precizioni duhet të na ulë me këmbë në tokë. E kanë vetëm Forca Speciale. Është shumë e rëndë. Mënyra si po realizohen këto vrasje duhet që të ulin me këmbë në tokë shtetin. Ngjarjet me precizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi. Flas me gjuhën e penalisti…janë këmbana. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë. Ai drejtor i paaftë që kemi arreston intelektuale…,“-u shpreh avokati.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet saimir vishaj saimir vishaj

Sondazh

Poll