Ambasadori i Palestinës në Beograd: Respektojmë qëndrimin e Serbisë, nuk e njohim Kosovën
12 Maj 2021, 19:53Nga DOSJA
SERBI– Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ai gjithashtu është kundër që Serbia të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
“Për shkak se Jerusalemi është një qytet i pushtuar. Jerusalemi Lindor është një qytet i okupuar. Ju lutem, si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull për ju?!”, tha Nabhan.
Ai u shpreh se Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara, njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin.
“Ne nuk e pranojmë atë për shkak të Rezolutës 1244 dhe qëndrimit të Serbisë ndaj kësaj”, tha Nabhan.
Sipas Express, ai thekson se ata presin të njëjtën gjë nga miqtë e tyre.
“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga të gjithë miqtë tanë të respektojnë pozicionin tonë dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Lidhur me Jerusalemin, ekziston Rezoluta 478, e cila u kërkon të gjitha vendeve të botës të mos lëvizin dhe të mos e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Është e qartë dhe natyrisht, kushdo që e bën këtë, se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona me të”.- vijoi ai.
Sipas marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia ka edhe dy muaj e gjysmë kohë për të lëvizur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Deri më tani, vetëm Kosova ka hapur një ambasadë në Jerusalem nga kontinenti i Evropës dhe promovuesi i marrëveshjes së Uashingtonit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u mburr publikisht vitin e kaluar se Serbia është “vendi i parë evropian i krishterë” dhe Kosova “vendi i parë evropian mysliman” që do të kenë ambasada në Jerusalem.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Një burrë vendosi të sajonte vrasjen e tij pasi gruaja e tij punësoi një vrasës me pagesë për ta vrarë, tregoi në një emision se si ajo ‘qeshi...
SHBA– Një dozë e tretë e vaksinës origjinale me dy doza e Pfizer ndaj Covid-19 mund të jetë e nevojshme.Pfizer ka testuar një përforcues që nga shkurti pë...
KOSOVË– Në rrugën ‘Isa Kastrati’ para pak minutash është plagosur një person. Sipas të dhënave të fundit mësohet se i plagosuri dhe autori janë të af...
GREQI– Ditën e sotme kanë nisur protestat në Greqi nga komuniteti palestinez. Ata kanë dalë para ambasadës izraelite në Athinë dhe janë përleshur me punonjësit ...
GJENEVË– Pandemia e Covid ishte një katastrofë e parandalueshme që mund të evitonte miliona jetë të humbura nëse bota do të kishte reaguar më shpejt, sipas...
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar duhet të angazhohet të japë 20% të vaksinave të saj vendeve të tjera që kanë nevojë urgjente për to që në qershor, sipas Unicef, i...
ITALI– Si shumë njerëz gjatë këtij viti shumë të gjatë dhe tragjik, Massimo Quartaroli gjithashtu u shtrua në spital për shkak të Covid-19. Disa orë pas shërimi...