Bota

Vaksinat Pfizer/ Sahin: Imuniteti bie pas 8 muajsh, mund të duhet një dozë e tretë

12 Maj 2021, 18:28 Nga DOSJA
Vaksinat Pfizer/ Sahin: Imuniteti bie pas 8 muajsh, mund të duhet një

SHBA– Një dozë e tretë e vaksinës origjinale me dy doza e Pfizer ndaj Covid-19 mund të jetë e nevojshme.

Pfizer ka testuar një përforcues që nga shkurti për të parë nëse do të shtonte mbrojtje nga variantet qarkulluese të Covid-19 dhe CEO i kompanisë, Ugur Sahin tani thotë se së shpejti mund të jetë koha për ta shpërndarë atë.

Sipas mediave të huaja, në një panel të CVS Health, Albert Bourla tha se kërkesa për një dozë të tretë ka të ngjarë të vijë “diku nga 6 deri në 12 muaj”, dhe më pas mund të ketë nevojë për rivaksinim vjetor, ashtu si vaksina e gripit.

Moderna, kompania përgjegjëse për një vaksinë tjetër me dy doza, po eksperimenton gjithashtu një përforcues në përgjigje të varianteve që u identifikuan për herë të parë në MB dhe Afrikën e Jugut.

CEO i Moderna, Stephane Bancel tha se përforcuesi i tyre i tretë mund të bëhet i disponueshëm më vonë në vjeshtë ose dimër 2021.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota albert bourla biontech/pfizer stephane bancel ugur sahin vaksinat anti-covid albert bourla biontech/pfizer stephane bancel ugur sahin vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll