Bota

Nëna e re alarmohet nga ‘vrima’ në gojën e vogëlushit, ‘turpërohet’ nga ajo që zbulon në spital

12 Maj 2021, 19:01 Nga DOSJA
Nëna e re alarmohet nga ‘vrima’ në gojën e

BRITANI– Si nënë e tre djemve, Becky Stiles mendoi se i kishte parë të gjitha. Por në fillim të kësaj jave, 24-vjeçarja, nga Essex, pësoi tronditjen e jetës së saj kur vuri re një “vrimë” në gojën e djalit të saj Harvey.

Sipas The Sun, ndërsa ajo po ndërronte pelenat e vogëlushit të saj 10-muajsh, Becky vuri re një rreth të errët në pjesën e sipërme të gojës së tij dhe menjëherë e zuri paniku.

“Unë u përpoqa ta prek atë, por ai bërtiti, kështu që unë thirra bashkëshortin të nxitonte dhe ta shikonte atë. Unë isha duke u dridhur, djersitur dhe duke i mbajtur lotët.

Natyrisht, instinkti i parë i Becky ishte ta telefononte mamanë e saj për këshilla, dhe ajo i tha vajzës së saj që të vihej në kontakt me 111. Por ndërsa ajo ishte duke pritur në linjë, babai i Becky tha që ajo duhet ta merrte Harvey dhe ta çonte në urgjencë.

Kur arritën, Becky ia shpjegoi situatën personit në pritje dhe u bisedua për ta referuar menjëherë Harvey te një specialist. Por vetëm kur një infermiere arriti të shihte nga afër “vrimën”, Becky kuptoi gabimin e saj vështirë. Në të vërtetë në gojën e vogëlushit ishte një ngjitëse prej letre dhe jo një vrimë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota becky stiles becky stiles

Sondazh

Poll