Aktualitet

Vetëm 340 mijë banorë, por të shqetësuar nga krimi! Mafia shqiptare shtrin ‘tentakulat’ deri në Islandë, AUTORITETET

12 Maj 2021, 16:13 Nga DOSJA
Vetëm 340 mijë banorë, por të shqetësuar nga krimi!

ISLANDË– Vendi ishullor i Islandës ka 341,243 banorë, të cilët po përballen me një kërcënim të ri; mafien shqiptare. Mediat vendase i kanë dedikuar një artikull rritjes së kriminalitetit në një vend, ku as efektivët e Policisë nuk mbajnë me vete armë zjarri. Por së fundmi gjërat kanë ndryshuar. Që nga vrasja e Armando Beqirit, organet ligjzbatuese kanë rreptësuar masat dhe ndëshkimet për të gjithë ata që kapen të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme, duke bërë që shteti të investojë miliona të ardhura për ta rikthyer vendin si më parë; të sigurtë dhe të paprekur nga krimi.

Ministrja e Drejtësisë pranon shqetësimin e Policisë se mafia shqiptare ka filluar të marrë “frenat e vendit”. Është e nevojshme që Policia me të gjitha forcat e saj të angazhohet për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Rezistenca ndaj ligjit, mashtrimi i mirë-organizuar i sigurimeve dhe dhjetëra miliarda trafikim i lëndëve narkotike karakterizojnë botën e krimit në vend. Në fillim të këtij dimri, ministrja e Drejtësisë Áslaug Arna Sigurbjörnsdóttir njoftoi se kishte investuar 350 milion korona islandeze për të forcuar policinë në masat kundër krimit të organizuar.

“Ligjet dhe masat ndaj pastrimit të paravekanë ndryshuar dhe tani përmbushin të gjitha detyrimet ndërkombëtare,”-thotë Áslaug.

LIDHJA ME VRASJEN E ARMANDO BEQIRIT

Njeriu që ka kryer vrasjen, Angjelin Sterkaj,  ishte në kërkim në vendin e tij në Shqipëri dhe autoritetet atje kishin kërkuar ekstradimin që në vitin 2015. Por autoritetet islandeze refuzuan kërkesën dy vjet më vonë sepse ekstradimi nuk konsiderohej se plotësonte të gjitha kërkesat e ligjit. Rezultati u pa këtë vit. Sterkaj qëlloi për vdekje të riun nga Tepelena duke tronditur vendin. Policia e dinte gjithashtu që Sterkaj ishte armatosur me pistoletë tre javë më parë, por sërish nuk reaguan.

Frika se krimi i organizuar do të ndryshojë imazhin e Islandës

Shqetësimi i saj kryesor në lidhje me krimin e organizuar është se ai do të ndryshojë imazhin që islandezët kanë për shoqërinë e tyre.

“Sigurisht që ne jemi një vend që e kemi konsideruar veten shumë të sigurt. Dhe me një forcë policie të paarmatosur, kjo është një nga shenjat tona dalluese. Sigurisht, ka njerëz që kanë frikë se rritja e kriminalitetit do të ndryshojë perceptimin dhe mënyrën se si njerëzit ndihen në këtë vend. Ndaj duhet të parandalojmë me të gjitha forcat tona dhe të sigurojmë jetën e qytetarëve”, tha ministrja.

Marrë dhe përshtatur nga Visir.is

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet krimi shqiptar ne islande krimi shqiptar ne islande

Sondazh

Poll