Aktualitet

Janë PROFESIONISTË! ‘Çuna’ muskulozë me skafandra iu fiksuan banorëve të zonës, detaje nga ekzekutimi i 41-vj

12 Maj 2021, 19:29 Nga DOSJA
Janë PROFESIONISTË! ‘Çuna’ muskulozë me

ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me ekzekutimin e Everest Çakës, mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë Mbretit. Burime nga grupi hetimor për Balkanweb bëjnë me dije se autorët e vrasjes kanë pasur në disa kryqëzime informatorë për sigurimin e informacioneve të sakta të lëvizjeve të objektivit të tyre.

Për të siguruar kështu se nuk do të ndërronte itinerarin duke u dështuar atentatin dhe çuar deri në fund detyrën që kishin marrë përsipër. Por nuk mbaron këtu.

Mesa duket kësaj here kemi të bëjmë me një grup të mirëorganizuar dhe profesionistë që kanë vendosur të “luajnë” me Policinë. Kjo pasi mësohet se automjeti i gjendur i djegur në një fshat të Kavajës, pak minuta pas vrasjes, nuk është ai në të cilin ndodheshin autorët e krimit. Por një “diversion” i krijuar nga autorët për të fituar më shumë kohë në mënyrë që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Një tjetër detaj është se pak para vrasjes në zonë ka qarkulluar një motor me katër rrota, prodhim i fundit, mbi të cilin ndodheshin dy të rinj me trup muskuloz që mbanin skafandra. Pamja e tyre dhe mjeti i veçantë ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.

LAJMI KRYESOR: 10 plumba në bark! Everest Çaka u vra pasi mori gruan nga puna dhe u nis tek vjehrrit, dy persona me të zeza u prenë rrugën, Silvana: E bënë shoshë (Vrasja e të vëllait dhe hakmarrja me “Nel Çamin”)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet everest caka vritet everest caka

Sondazh

Poll