‘Izraeli duhet të marrë një mësim të fortë’, Erdogan dhe Putin bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lind
12 Maj 2021, 13:39Nga DOSJA
TURQI– Një ide e një force ndërkombëtare për të mbrojtur civilët palestinezë nga agresioni izraelit duhet të punohet, sipas presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Drejtoria e Komunikimit e Turqisë tha në një deklaratë se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike.
SipasAA, gjatë bisedës, ata diskutuan zhvillimet e fundit në Palestinë si dhe transportimin e vaksinës Sputnik V në Turqi.
Duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë Izraelit një mësim “të fortë dhe parandalues”, Erdogan tha se Turqia ka shprehur reagimin e saj kundër sulmeve izraelite në Jeruzalem, Gaza, Xhaminë Al-Aqsa dhe Palestinezët në mënyrën më të fortë.
Presidenti turk përshëndeti deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse mbi parametrat e KB dhe një zgjidhje me dy shtete në Palestinë dhe tha se përbën një mesazh të rëndësishëm për të treguar që Ankaraja dhe Moska ndajnë të njëjtin qëndrim në lidhje me zhvillimet në Jeruzalem.
Ai nxiti Këshillin e Sigurimit të KB të përfshihej në këtë çështje dhe t’i jepte një mesazh të vendosur dhe të qartë Izraelit për të ndaluar sulmet e tij ndaj Palestinezëve përpara se kriza të rritet më tej.
Erdogan tha se ai besonte se Turqia dhe Rusia do të shfaqin bashkëpunim të ngushtë në ato tema në KB.
Putini i Rusisë, nga ana e tij, uroi kombin turk për Bajramin e Fitrit, festën myslimane pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
Të paktën 43 palestinezë janë vrarë dhe 296 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës mes tensioneve në të gjithë territoret palestineze pasi policia izraelite sulmoi vendin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor të okupuar dhe sulmoi adhuruesit.
Pesë izraelitë gjithashtu janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa palestineze. Tensionet janë duke u rritur që nga java e kaluar pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimet e familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor.
ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka bërë thirre Izraelit dhe Palestinës që të tregojnë vetëpërmbajtje. Në një postim në Twitter, Johnson shkruan se...
KOSOVË– Në një intervistë ekskluzive një ditë para se të vizitojë Republikën e Kosovës, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka folur për qëllimin e ...
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 4 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 113 të tjerë....
Bota12 Maj 2021, 13:05
IZRAEL- Ogranizata botërore “Save the Children” ka bërë thirrje për de-përshkallëzim të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. BBC shkruan se nga l...
PALESTINË– Izraeli po kryen krime lufte në Gaza, ku dhjetëra civilë, përfshirë fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite. Një ngjarje e shëmtuar është s...
SHBA-Një aktore po hedh në gjyq TikTok për përdorimin e zërit të saj në funksionin e tij për të folur. Veprimi ligjor pretendon që zëri i saj tani mund të dëgjo...
SHBA– Konflikete mes izraelitëve dhe palestinezve kanë njallur shumë reagime në rrjet duke bërë që shumë persoanzhe publike të shprehin hapur qëndrimet e ...
ITALI-Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Itali ku një urë e lëvizshme “Pagliari” pranë portit të qytetit La Spezia në Italinë Veriore është shembur.Për...
SHBA– Një mjet i veçantë i nxjerrë si projekt nga kompania amerikane “Regent”, i ëmërtuar si “rrëshqitësi i detit”, ka një ngjashmëri mes avionit dhe var...
GREQI- Fotoja e mëposhtme tregon një polic në Greqi, i cili ka marrë në krahë vogëlushen në Greqi pas vrasjes së nënës së saj nga 4 hajdutët që shkuan për të gr...