Sport

Mundi Prishtinën, Feronikeli shpallet kampione në Kosovë

19 Maj 2019, 16:59 Nga DOSJA
Mundi Prishtinën, Feronikeli shpallet kampione në Kosovë

KOSOVË- Skuadra e Feronikelit ka shkruar sot historinë. Ish-skuadra e Sulejman Strarovës ka arritur që të shpallet kampione e Superligës në Kosovë.

Ajo ka fituar sot me rezultatin 1 me 0, duke u shpallur në këtë mënyrë kampione me një diferencë +5 pikë nga kryeqytetasit e Mirel Josës. Ky është titulli i tretë në histori për “industrialistët”.

Goli i Yll Hoxhës i siguroi triumfin skuadrës që drejtohet nga trajneri Zekerija Ramadani, në sfidën më të rëndësishme të kampionatit. Prishtinës së Mirel Josës i duhej fitorja në këtë përballje për t’u shpallur kampion, por nuk kanë arritur që të bëhen “të gjallë” në fushë.

Një meritë të çmuar për shpalljen e Feronikelit kampion ka dhe ish-trajneri Sulejman Starova, i cili ndërtoi dhe drejtoi këtë skuadër në gjysmën e parë të kampionatit, teksa u largua më pas për t’i lënë vendin ish-trajnerit të Flamurtarit, Ramadani, i cili bëri një punë të shkëlqyer.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport feronikeli mirel josa prishtina sulejman starova feronikeli mirel josa prishtina sulejman starova

Sondazh

Poll