Bota

Çekia regjistroi marsin më vdekjeprurës që prej vitit 1947

12 Maj 2021, 05:21 Nga DOSJA
Çekia regjistroi marsin më vdekjeprurës që prej vitit 1947

ÇEKI– Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi se çdo muaj tjetër qysh në vitin 1947, bëri të ditur Agjencia e Statistikave e këtij vendi.

Sipas të dhënave të saj, 16,000 vdekje u regjistruan në mars – rreth 60 për qind më shumë se numrat mesatarë për atë muaj në periudhën 2015-2019. Rajoni Usti u godit më së keqi.

Republika Çeke u përball me valë të rëndë të koronavirusit në muajin mars, çfarë e detyroi Qeverinë që t’i ndalojë udhëtimet midis rajoneve për disa javë.

Nga viktimat e raportuara për atë muaj, 5,779 ishin njerëz që u infektuan me koronavirus dhe vdiqën, kanë treguar më herët të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave, vdekshmëria ishte më e lartë midis burrave sesa grave. Javëve të fundit, situata pandemike është përmirësuar dukshëm në Republikën Çeke. Mesatarja shtatëditore e infektimeve ka rënë në 95 raste për 100,000 banorë. Të hënën, Çekia ka nisur rihapjen e dyqaneve jothelbësore, pas gati gjashtë muajsh të mbyllura.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne çeki vdekjet ne ceki koronavirusi ne çeki vdekjet ne ceki

Sondazh

Poll