Bota

‘Unë qëndroj me Palestinën, do t’ju mbroj dhe do t’ju mbështes’ Bella Hadid reagon ashpër ndaj sulmit izraelit

11 Maj 2021, 20:17 Nga DOSJA
‘Unë qëndroj me Palestinën, do t’ju mbroj dhe do

SHBA– Ngjarjet e fundit të tensionuara midis Izraelit dhe Palestinës ku mbi 30 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur ka sjellë reagimin e disa figurave politike por edhe artistëve.

Një ndër ta është edhe modelja e Victoria Secret, Bella Hadid e cila me anë të një statusi në Instagram ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Palestinës.

‘Kjo nuk ka të bëjë me fenë. Kjo nuk ka të bëjë me nxitjen e urrejtjes mbi njërën apo tjetrën. Kjo ka të bëjë me kolonizimin izraelit, spastrimin etnik, okupimin ushtarak dhe aparteidin mbi popullin palestinez që ka vazhduar për VITE! Unë qëndroj me vëllezërit dhe motrat e mia Palestineze, do t’ju mbroj dhe do t’ju mbështes sa më mirë që të mundem. UNË JU DUA.”- shprehet Hadid në statusin e saj.

Postimi i plotë:

 

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Kujtojmë që Bella Hadid është vajza e ish-modeles Yolanda Hadid e cila është me origjinë hollandeze dhe e biznesmenit Mohamed Hadid me origjinë nga Palestina. Ajo gjithmon është shorehur krenare për origjinën e saj dhe është shprehur se e konsideron veten një GRUA palestineze.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bella hadid tensionet izrael-palestine bella hadid tensionet izrael-palestine

Sondazh

Poll