Bota

Maas telefonon Kurtin: Dialogu për normalizim me Serbinë është kyç për perspektivën evropiane të Kosovës

11 Maj 2021, 13:42 Nga DOSJA
Maas telefonon Kurtin: Dialogu për normalizim me Serbinë

KOSOVË– Kryediplomati gjerman, Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti të cilit i ka thënë se dialogu me Serbinë mbetet kyç në perspektivën evropiane.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë përmes një postimi në Twitter kanë njoftuar se në bisedën telefonike Ministri i Jashtëm gjerman i ka thënë kryeministrit Kurti se dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja mbetet kyç për perspektivën evropiane të Kosovës.

Është një nga prioritetet kryesore për Gjermaninë të sigurojë një perspektivë brenda BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm Heiko Maas i tha Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në një telefonatë sot. Dialogu i normalizimit me Serbinë i udhëhequr nga BE mbetet vendimtar për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

It is a key priority for Germany to provide a perspective within the #EU to the states of the #WesternBalkans, Foreign Minister @HeikoMaas told #Kosovo’s Prime Minister @AlbinKurti in a phone call today. The EU-led normalization dialogue with #Serbia remains crucial to this end.

— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) May 11, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi heiko maas albin kurti dialogu kosove-serbi heiko maas

Sondazh

Poll