Bota

Erdhi disa javë më parë dhe e takoi, babai i Kadri Veselit është në gjendje të keqe shëndetësore: Nuk guxojnë ta opero

11 Maj 2021, 12:23 Nga DOSJA
Erdhi disa javë më parë dhe e takoi, babai i Kadri Veselit

KOSOVË- Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli vazhdon të jetë në gjendje të keqe shëndetësore. Këtë e kanë bërë të ditur burime të “Lajmi.net”, ku kanë thënë se për shkak të gjendjes që është mjekët as nuk mund ta operojnë atë. Veseli është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë.

“Vazhdon me qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, është i palëvizshëm. Nuk guxojnë me e operu shkaku i gjendjes së rëndë”, ka thënë ky burim.

Veseli qëndroi tre ditë në Kosovë që nga data 2 maj, ku është liruar për vizitë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Gjatë gjithë kohës ai ka qënë nën mbikqyrjen e forcave policore dhe EULEX deri në momentin e nisjes, në 5 maj kur ai është rikthyer në paraburgim në Hagë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora fazli veseli kadri veseli fazli veseli kadri veseli

Sondazh

Poll