Bota

Konflikti Izrael-Palestinë/ Ministria e Jashtme në Shqipëri: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i gjendjes, qetësia

11 Maj 2021, 12:09 Nga DOSJA
Konflikti Izrael-Palestinë/ Ministria e Jashtme në Shqipëri:

TIRANË- Ministria e Jashtme në Shqipëri ka dënuar sulmet me raketa kundër Izraelit. Në një postim në Twitter, MPJ shkruan se sulmet dhe konfliktet mes Izraelit dhe Palestinës duhet që të mbarojnë pasi po sjelln një dëm të madh te qytetarët e dy vendeve. MPJ shkruan se përshkallëzimi i mëtejshëm i sulmeve të shmanget dhe qetësia duhet të rikthehet në vend.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget,” shkruhet në postim.

We join the calls from our friends and allies for calm to be restored and further escalation to be avoided.

— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) May 11, 2021

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, është shkaktuar për shkak të territorit të Rripit të Gazës. Rripi i Gazës qeveriset nga Palestina, ndërkohë që Izraeli pretendon se është zonë e tij. Mbrëmjen e kaluar rreth 250 raketa u lëshuar drejt Jeruzalemit, ku mbi 20 persona humbën jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota minisrtia e puneve te jashtme sulmet izrael-palestine minisrtia e puneve te jashtme sulmet izrael-palestine

Sondazh

Poll