Bota

Alarmante gjendja e ujit në Kaliforni, thirrja e Guvernatorit: Kurseni ujin

11 Maj 2021, 11:23 Nga DOSJA
Alarmante gjendja e ujit në Kaliforni, thirrja e Guvernatorit: Kurseni ujin

KALIFORNI-Gavin Newsom, guvernatori i shtetit federal amerikan të Kalifornisë, njoftoi zgjerimin e situatës emergjente për shkak të thatësirës në 41, nga 58 rrethe në shtet, duke përmendur temperaturën mbi mesataren dhe mungesën e reshjeve në prill dhe maj.

Newsom urdhëroi bordin shtetëror të ujit të shqyrtojë ndryshimet në lidhje me kërkesën për shkarkimin e rezervuarit dhe të marrë masa të tjera mbrojtëse dhe ky vendim i jep shtetit fleksibilitet në masa të tjera rregullatore për të zbutur efektet e thatësirës sipas mediave.

“Ne jemi duke punuar me zyrtarë lokalë dhe partnerë të tjerë për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë dhe mjedisin dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kalifornisë që të ndihmojnë në përmbushjen e kësaj sfide duke shtuar përpjekjet e tyre për të kursyer ujë,” tha guvernatori.

Në nëntor, Newsom shpalli një gjendje të jashtëzakonshme rajonale në dy rrethe për shkak të thatësirës.

Në atë kohë, sasia e reshjeve të borës në vend, si një parametër kryesor, ishte rreth 40 përqind nën mesataren, pasi sasia e ujit në Kaliforni kryesisht varet nga shkrirja e borës në pranverë, e cila plotëson rrjedhat e ujit dhe rezervuarët.

(E.K/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gavin newsom kaliforni mungesa e ujit ne kaliforni gavin newsom kaliforni mungesa e ujit ne kaliforni

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2021, 08:57

FRANCË- Vrasësi serial Ogre des Ardennes (Michel Fourniret) ka vdekur ditën e djeshme në Francë. Leparisien shkruan se ai vdiq ditën e hënë, më 10 maj në o...