Politike

Jorida Tabaku bën deklaratën e fortë për Aqif Rakipin: I është vetëofruar dy vjet me radhë Bashës!

11 Maj 2021, 07:32 Nga DOSJA
Jorida Tabaku bën deklaratën e fortë për Aqif Rakipin: I

TIRANË– Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se ish-kryetari i PDIU-së, Aqif Rakipi prej dy vitesh i është ofruar kryetarit Lulzim Basha për t’u bashkuar me PD-në, por sipas saj kryedemokrati e ka refuzuar.

Në një intervistë në emisionin ‘Shqip’ me Rudina Xhungën, Tabaku është pyetur nëse Aqif Rakipi ka tentuar të ofrojë djalin e tij për të kandiduar me PD-në, ku  u shpreh se ajo nuk i di detajet, por di që Rakipi ka kërkuar për dy vite rresh të takohet me Bashën.

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Aqif Rakipi ka tentuar për dy vjet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe ai nuk pranoi. Ndërkohë që Edi Rama i mori këta persona i futi në listën e PS-së. Rakipi është jashtë Parlamentit me një kërkesë që kemi çuar ne, sepse ne jemi ndryshe, nuk jemi njësoj. Dhe e kemi treguar që jemi ndryshe. Dhe më vjen shumë mirë që e kemi treguar me fakte. Kemi treguar që nuk bëjmë kompromise për pushtetin. Ndërkohë që nga pala tjetër ne shohim një kompromis për pushtetin, me dy personazhe që tregojnë faqen më të keqe të Shqipërisë, Doshin dhe Rakipin.

Rudina Xhunga: Rakipi u ofrua për të kandiduar djalin me PD-në?

Jorida Tabaku: Unë nuk i di detajet, di që është vetëofruar dy vjet me radhë për të takuar Bashën. Basha nuk e pranoi dhe ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm që nga 2016-ta dhe deri më sot, për luftën e dekriminalizimit që është një betejë që askush nuk ia heq dot PD-së dhe është një betejë që e pastroi Parlamentin.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aqif rakipi jorida tabaku aqif rakipi jorida tabaku

Sondazh

Poll