Pse do PD përsëritje zgjedhjesh vetëm në 9 qarqe? Alibeaj e sqaron: Aty na ndryshon rezultati!
10 Maj 2021, 19:54Nga DOSJA
TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, ka shpjeguar se përse opozita pretendon për paligjshmëri në 9 qarqe të vendit.
I ftuar në emisionin “OPEN” ai tha se tek votat e shpallura të pavlefshme “flenë” thuajse 8 mandate deputetësh, që mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Më pas, deputeti i zgjedhur citoi Kodin Zgjedhor, ku shkruhet se çdo subjekt politik ka të drejtë të ankimojë vendimin në qarqe që beson se mund të ndryshojë rezultatin.
“Me 83 mijë fletë votimi të pavlefshme, kemi së paku 8 mandate deputetësh që nuk i përgjigjen realitetit. Por pse ne po kërkojmë përsëritje zgjedhjesh në këto 9 qarqe? Sepse në nenin 160 përcaktohet se “ke të drejtën të kërkosh paligjshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve kur masa e pavlefshmërisë e përkthyer në shifra, ndryshon rezultatin e zgjedhjeve. Ka pasur shkelje në Kukës, Lezhë apo Dibër, por s’na ndryshon rezultati,“- tha Alibeaj.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË-Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka arsyetuar se pse Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe synimet e ‘’Grupit për PD’’.Nishani i ftuar...
TIRANË– Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka deklaruar se është ende bashkëpuntor i Berishës, por për Bashën nuk sheh më mundësi në PD.Nishani i ftuar në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pak çaste më parë në vendin tonë kanë mbërritur 11 700 doza të vaksinës “Pfizer”. Kre...
Politike10 Maj 2021, 18:57
TIRANË– Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka folur për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE pas takimit të ministrave të jashtëm...
Korçarët i dhanë edhe një herë një fitore të pastër socialistëve në zgjedhjet e së dielës me 48.9% të votave, megjithëse PS mori 2,200 vota më pak në kra...
TIRANË– Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ për rezultatin e zg...
TIRANË– Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, në ...
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe mandatin e tretë të Ramës.I ftuar në rubrikën ”Opinion” në News...
BRUKSEL– Dosja.al ka zbardhur RAPORTIN e KE-së në lidhje me çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Europian. Në tot...