Bota

Mbërrijnë mbi 3 mijë doza vaksinash Pfizer në Kosovë, pjesë e financimit nga BE

10 Maj 2021, 18:39 Nga DOSJA
Mbërrijnë mbi 3 mijë doza vaksinash Pfizer në Kosovë,

KOSOVË– Në Kosovë sapo kanë mbërritur mbi tri mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian.

Sipas Insajder, këto doza të vaksinës të ardhura në Kosovë janë në kuadër të kontingjentit prej 95 mijë dozave të cilat janë donacion nga BE-ja për Kosovën.

Javën e kaluar Kosova ka marrë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.

Kosova ka filluar vaksinimin në fund të marsit me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat i mori përmes programit COVAX.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme është njoftuar se të mërkurën paradite në Kosovë do të arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora biontech/pfizer covax vaksinimi ne kosove biontech/pfizer covax vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll