Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Nuk ka pushime pa rinisur bisedimet, në Qershor presim takimin e rradhës

10 Maj 2021, 17:53 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Nuk ka pushime pa rinisur bisedimet, në

BRUKSEL– Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë para fundit të qershorit.

Borrell deklaroi se takimi i parë pritet të mbahet para fundit të muajit qershor, siç edhe janë dakoruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Exitnews, ai tha që përpara qershorit Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme do të ketë një takim brenda dialogut Beograd-Prishtinë, duke lejuar për një kohë që qeveria e re e Kosovës të përgatisë dhe të vlerësojë atë që qeveria e mëparshme kishte bërë.

Ai shtoi se nuk mund të shkojnë në pushime para se të rinisë dialogu dhe tha se shpreson që palët të shkojnë në Bruksel të përgatitur mirë.

Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu. Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”-tha ai.

(D.A/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi josep borrell albin kurti dialogu kosove-serbi josep borrell

Sondazh

Poll