Aktualitet

Ishin ‘tapë’ në timon dhe shkaktuan aksidente, bien në pranga tre persona në Durrës

10 Maj 2021, 06:53 Nga DOSJA
Ishin ‘tapë’ në timon dhe shkaktuan aksidente, bien

DURRËS– Tre persona kanë rënë bnë prangat e policisë së Durrësitm pasi akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Policia bën me dije se tre drejtuesit e arrestuar për shkak të gjendjes së dehur dhe janë përfshirë në aksidente.

Po ashtu, policia ka vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

Njoftimi i policisë:

 Vijon puna për rritjen  e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në 24 orët e fundit Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga 3 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-Z. Gj., 48 vjeç, banues në Shijak, pasi në aksin rrugor Maminas-Manëz, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin tip “Lifan”, ka humbur kontrollin dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri shtetasi Sh. Gj., i cili pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.

-B. S., 48 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Sukth-Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

-M. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri Lalëzit-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijon intensivisht puna në rritjen e  sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne durres arrestohen tre persona ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2021, 20:20

TIRABË- Blendi Fevziu, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dola te Ola”, aty ku rrëfeu disa nga momentet më të rëndësishme.Blendi kujtoi se Rama...