Bota

Shpërthim pranë Piramidës së Gizës në Egjipt, plagosen 16 turistë

19 Maj 2019, 14:09 Nga DOSJA
Shpërthim pranë Piramidës së Gizës në Egjipt,

EGJIPT- Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme pranë Piramidës së Gizë, ku janë plagosur të paktën 16 persona, pranë Muzeut të Madh të Egjiptit.

Siç raporton BBC, objekt i shpërthimit ishte një autobus me turistë. Autoritetet thonë se shumica e personave të plagosur janë turistë të huaj dhe nuk raportohet për viktima.

Në muajin dhjetor, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes egjiptian u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën kur një bombë në anë të rrugës, goditi autobusin e tyre afër piramidave të Gizës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota plagosen 16 turiste shperthim ne egjipt plagosen 16 turiste shperthim ne egjipt

Sondazh

Poll