Politike

Koalicioni ABEOK dërgon kërkesë ankimore në KQZ: Na pajisni me vendimin për votimin e emigrantëve 

9 Maj 2021, 17:51 Nga DOSJA
Koalicioni ABEOK dërgon kërkesë ankimore në KQZ: Na pajisni

TIRANË- Koalicioni Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët (ABEOK) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendimin e KQZ-së, për mos lejimin e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 25 prilit. Në kërkesë thuhet se kjo nuk është hera e parë që ata e kanë ngritur këtë shqetësim dhe se nuk kanë marrë ende një përgjigje zyrtare.  

“Kërkojmë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. Kërkojmë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj,” shkruhet në njoftim.

Për shkak të rregullit të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, dy ditë para zgjedhjeve, mbi emigrantët shqiptarë, të cilët duhet të karantinoheshin për 14 ditë, nëse vinin në Shqipëri, ata nuk votuan dot.  

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike abeok kqz vota e emigrantëve zgjedhjet 25 prill 2021 abeok kqz vota e emigrantëve zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll