Sport

Super League/ Telashe për Perez dhe Agnellin,del një klauzolë që mbron klubet e “arratisura” nga ky projekt

9 Maj 2021, 16:24 Nga DOSJA
Super League/ Telashe për Perez dhe Agnellin,del një klauzolë

EUROPË-Super League vazhdon të jetë një temë e nxehtë në ambjentin sportive. Nga njëra anë, UEFA dhe FIFA kanë ngritur zërin duke kërcënuar skuadrat që ende nuk janë larguar nga ky kompeticion me sanksione dhe përjashtim nga garat për dy vjet. Nga ana tjetër Juve, Real Madrid dhe Barcelona nuk heqin dorë, duke vazhduar të besojnë në projekt dhe duke mbrojtur rregullsinë e iniciativës në funksion të një betejë e ashpër ligjore.

Po, sepse skuadrat që kanë braktisur trupën e “rebelëve” duhet të merren ende me angazhimet e bëra ndaj Florentino Perez dhe Agnelli. Zotimet të cilat, sipas Gazzetta dello Sport, do të anuloheshin, megjithatë, në sajë të një klauzole të lidhur me numrin e dorëheqjeve.

Për momentin, por hipoteza ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, duket se ekziston një rregull që mund të mbrojë të gjitha klubet që hoqën dorë nga projekti.  Në detaje, me nëntë largime, shoqëria e sapo formuar Super League nuk mund të hakmerret në asnjë mënyrë ndaj klubeve të “arratisura” me kohë. Situatë që do të siguronte gjashtë klubet e Premier League, Inter, Milan dhe Atletico Madrid dhe që do ti jepte një goditje tjetër të fortë iniciativës së Florentino Perez & Co. E gjithë kjo padyshim në pritje të zhvillime të mëtejshme në krahun e hekurt mes Uefa-s dhe tre klubeve që mbajnë fort Super League.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andrea agnelli florentino perez super league andrea agnelli florentino perez super league

Sondazh

Poll