Bota

‘Dita e Fitores’ e Rusisë, ushtria bën paradën, Kremini i tregon fuqinë botës

9 Maj 2021, 18:41 Nga DOSJA
‘Dita e Fitores’ e Rusisë, ushtria bën paradën,

RUSI- Presidenti Vladimir Putin për të përkujtuar 76 vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore zhvilloi një paradë të forcave ushtarake të vendit. Mediat e huaja shkruajn se shfaqia historike e fuqisë ushtarake këtë vit përkon me tensionet në rritje me Perëndimin.

Parada në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 76 vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore paraqiti mbi 12,000 trupa dhe më shumë se 190 pjesë të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë lëshues raketash balistike ndërkontinentale dhe një fluturim nga gati 80 ushtarakë aeroplanë nën qiell me re.

Putini, i cili ka qenë në pushtet si president apo kryeministër që nga viti 1999, qëndroi pranë veteranëve të luftës Sovjetike në një platformë rishikimi të ngritur në Sheshin e Kuq.

(f.i/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dita e fitores ne rusi parada ushtarake vladimir putin dita e fitores ne rusi parada ushtarake vladimir putin

Sondazh

Poll