Bota

Aksident në Kosovë, automjeti përplas dy fëmijë të mitur, 8-vjeçaret humbin jetën në spital  

9 Maj 2021, 17:41 Nga DOSJA
Aksident në Kosovë, automjeti përplas dy fëmijë të

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotmë në Kosovë, ku një makinë ka përplasur 2 vajza të mitura. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes, ku shkak i mundshëm për aksidentin është shpejtësia e automjetit si dhe kushtet e mjetit. 2 vajzat 8-vjeçare të plagosura janë dërguar në spital, po për shkak të plagëve të marra ato nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore.      

Njoftimi i plotë:

Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë . Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aksident në kosovë aksident në kosovë

Sondazh

Poll