Bota

Shpërthimi në Afganistan/ Shkon në 60 numri i të vdekurve ndërsa kërkimet për të zhdukurit vijojn

9 Maj 2021, 17:55 Nga DOSJA
Shpërthimi në Afganistan/ Shkon në 60 numri i të vdekurve

AFGANISTAN- Numri i viktimave është rritur deri në 60 si pasojë e shpërthimit që ndodhi ditën e shtunë jashtë një shkolle të mesme në Kabul. BBC shkruan se familjet po varrosin  disa nga nxënësit e vrarë, ndërkohë që kërkimet vijojnë akoma për të zhdukurit.

Më shumë se 60 persona, kryesisht vajza, tani dihet se kanë vdekur në shpërthimet që goditën studentët ndërsa largoheshin nga klasa dhe më shumë se 150 njerëz u plagosën në sulm.

Askush nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit në Dasht-e-Barchi, një zonë e goditur shpesh nga militantët islamikë sunitë. Qeveria afgane fajësoi militantët talebanë për sulmin, por grupi mohoi përfshirjen.

Disa nga fëmijët e vrarë po varrosen nga familjarët, ndërsa për nxënësit e zhdukur vazhdojnë akoma kërkimet. Shumica e atyre që u lënduan ishin vajza, të cilat studiojnë në sekondat e dyta.

(f.i/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota shperthimi ne afganistan 60 te vdekur shperthimi ne afganistan 60 te vdekur

Sondazh

Poll