Politike

Tabaku: Janë përdorur mbi 120 mln euro nga buxheti i shtetit për blerjen e votave

9 Maj 2021, 09:17 Nga DOSJA
Tabaku: Janë përdorur mbi 120 mln euro nga buxheti i shtetit për

TIRANË- Jorida Tabaku ka denoncuar në emër të Partisë Demokratike manovrën që sipas saj, Partia Socialiste ka përdorur për të vjedhur votat në Tiranë dhe Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e sapozgjedhur shkruan se përveç kërcënimit, Rama-Doshi-Rakipi, kanë blerë me paratë e buxhetit të shtetit votat e qytetarëve. Ajo ka risjellë faktin se 120 milionë euro nga buxheti u paguan për 4 muaj për të gjithë qytetarët që iu ishte dëmtuar banesa nga tërmeti.

POSTIMI I PLOTË:

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit. Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve. Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht. Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blerja e votave humbja e zgjedhjeve jorida tabaku blerja e votave humbja e zgjedhjeve jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2021, 17:20

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve të 25 pril...