Sport

“Topçinjtë” e Londrës vendosin për të ardhmen e Artetës…

9 Maj 2021, 13:12 Nga DOSJA
“Topçinjtë” e Londrës vendosin për të

ANGLI – Me gjasa sezonin e ardhshëm, Arsenali do t’i mungojë garave të Europës për herë të parë që prej vitit 1995, ndërkohë që zërat për shkarkimin e teknikut Mikel Artetës, po forcohen gjithnjë e më tepër.

Megjithatë, gazeta britanike “Daily Mail”, raporton se vendi i spanjollit në krye të stolit të “Topçinjve” vazhdon të jetë i sigurt, pavarësisht eliminimit nga Villareali të enjten, në gjysmëfinalen e Europa League.

Drejtuesit e klubit londinez të Arsenalit nuk mendojnë se shkarkimi i Artetës do të ishte një zgjidhje. Kësisoj ai pritet të jetë sërish në stolin e “Emirates” edhe në fillim të sezonit të ri, por i vetëdijshëm se pozicioni i tij është shumë i lëkundur dhe një nisje me probleme do të sillte edhe shkarkimin e pashmangshëm.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “topçinjve” arsenali daily mail drejtuesit e klubit londinez të arsenalit mikel artetës “topçinjve” arsenali daily mail drejtuesit e klubit londinez të arsenalit mikel artetës

Sondazh

Poll