Sport

VIDEO / ‘Shqiponja e zezë’, Ervis Bici: “Kemi diçka në AND, jemi rraca më e fortë në botë”

8 Maj 2021, 18:22 Nga DOSJA
VIDEO / ‘Shqiponja e zezë’, Ervis Bici: “Kemi

TIRANE – Ervis Bici është një nga të rrallët shqiptarë, që ka bërë emër në sportin luftarak të Muay-Thai. Një disiplinë kjo që është në hapat e para në Shqipëri, e që “Shqiponja e zezë”, siç quhet ndryshe Bici, po jep kontributin dhe eksperiencën e tij për ta rritur në nivele të larta. Në një intervistë për “Sport Magazine” në “Ora News”, kampioni i Italisë dhe i Europës, rrëfen rrugëtimin e tij në Muay-Thai.

“Unë gjithmonë e kam pëlqyer shqiponjën, sepse mua më pëlqen shumë antikiteti. Më pëlqen kultura ilire dhe unë gjithmonë e kam quajtur veten shqiponjë. Në një ndeshje që unë jam futur për t’u ndeshur për kampion, Italie na dhanë fletën për të plotësuar nofkën. Pyes trajnerin dhe më thotë: ‘Ti je shqiponjë e zezë’.

Po t’i shohësh shqiptarët janë shumë nevrikë. Por kjo nuk do të thotë gjë negative, është gjë pozitive. Është energji. Nëse atë energji e shprehim në gjendjen e duhur, mund të bëjmë gjëra të mëdha në sport. Ne kemi diçka në ADN, mendoj që jemi rraca më e fortë në botë. Por për të qenë rraca më e fortë në botë duhet të kesh disiplinë. Duhet stërvitje dhe të kesh disiplinë për veten,”- ka thënë ndër të tjera Ervis Bici.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “sport magazine” ervis bici kampioni i italise dhe europes muay-thai ora news “sport magazine” ervis bici kampioni i italise dhe europes muay-thai ora news

Sondazh

Poll