Sport

VIDEO / Atletico ruan kreun, hap ‘fals’ i Barcelonës në “Camp Nou”

8 Maj 2021, 17:51 Nga DOSJA
VIDEO / Atletico ruan kreun, hap ‘fals’ i Barcelonës në

SPANJE – Në “Camp Nou” mbyllet në barazim pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid, rezultat që i shkon më tepër përshtat skuadrës madrilene.

Ekipi i Diego Simeones ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë. Correa, Llorente dhe Carrasco patën shanset e tyre, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. Leo Messi tensionoi mbrojtjen mike në minutën e 41-të, por Oblak e ndali me një pritje të bukur.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse vendasit patën iniciativë. Ter Shtegen dhe veçanërisht Oblak, ishin në gatishmëri të detyrës dhe sfida u mbyll 0-0.

Atletico Madrid vazhdon të kryesojë renditjen me 77 pikë, dy më tepër se Barcelona dhe tre mbi Real Madrid, që pret në fushën e vet Sevillan (70 pikë) të dielën në mbrëmje (21:00). La Liga ka edhe tri javë për t’u mbyllur.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona-atletico madrid camp nou oblak ter shtegen barcelona-atletico madrid camp nou oblak ter shtegen

Sondazh

Poll