Sport

Ndreu: “Tirana nuk pati asnjë rast, ne nuk kishim ardhur për luftë, për ne rëndësi ka gjëndja e lojtarëve, por ata nuk

8 Maj 2021, 17:24 Nga DOSJA
Ndreu: “Tirana nuk pati asnjë rast, ne nuk kishim ardhur për

TIRANE – Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu u shfaq mjaft i zhgënjyer në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Tiranën, pasi akuzoi bardheblutë për mungesë të “fair play”-t në rastin e golit të vetëm të takimit.

Pse kaq shumë tension pas golit të pësuar?
Mendoj se te momenti i faullit duhej të ndalej loja. Nuk ka rëndësi nëse ishte apo jo faull, por duhej ndalur për “fair-play”. Nuk ishte problemi i faullit, por duhej të ndalej loja. Unë vetë ndërhyra disa herë të kërkoja nxjerrjen e topit jashtë, kur rrëzoheshin kundërshtarët, ndaj prisnim “fair-play”.

Mendoni se u teprua me protestën, duke qenë se kampionati vazhdon ende dhe jeni në lojë?
Ne kishim ardhur të bëjmë lojën tonë dhe besoj se e bëmë më së miri, pasi Tirana nuk pati asnjë rast. Rasti i vetëm ishte ky dhe “fair-play” është gjëja më elementare. Ne s’kemi ardhur për luftë, pasi i rëndësishëm është lojtari. Futbollisti ynë ra me shpinë dhe loja duhej të ndalej se ishte pa frymë. Këtu është tension i madh, pasi shoh padrejtësi, pak rëndësi ka nëse janë me apo pa dashje.

Ju vjen keq për këto skena në Superiore?
Më erdhi keq personalisht sepse Tirana është një ekip simbol dhe duhet të respektojë “fair-play”-n. Megjithatë edhe reagimi ynë nuk ishte i duhuri, por ishte një moment tensioni.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll