Politike

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve: 3 persona të arrestuar, në proces verifikimi paraprak 50 raste

8 Maj 2021, 12:49 Nga DOSJA
Veprat penale në fushën e zgjedhjeve: 3 persona të arrestuar,

TIRANË-Prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm, në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore.

Prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe janë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 07.05.2021

Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat e mëposhtme, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.

Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; – 20 referime të policisë gjyqësore dhe – 23 ardhur me transferim nga SPAK.

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve:

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhore

Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit

Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.

Neni 328/b, Korrupsioni pasiv ne zgjedhje

Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Neni 330, Pengimi i zgjedhësit

Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve

Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 248, Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike prokuroria e tiranes veprat penale ne fushen e zgjedhjeve prokuroria e tiranes veprat penale ne fushen e zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2021, 05:08

TIRANË- Deklarata e drejtorit të Arkivave, Ardit Bido, se në Shqipëri është krijuar një mit absurd për Qemal Stafën, nuk i ka pëlqyer zv/kryeministrit Erio...