Politike

Shkarkimi i presidentit Meta, Hyseni: Presidenti nuk ka pranuar të paraqitet brenda afatit

8 Maj 2021, 09:15 Nga DOSJA
Shkarkimi i presidentit Meta, Hyseni: Presidenti nuk ka pranuar të

TIRANË– Është mbledhur sot Komisioni Hetimor i ngritur ditën e djeshme nga Kuvendi i Shqipërisë për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta.

Kryetari i këtij komision Alket Hyseni ka bërë me dije se presidenti është njoftuar sipas procedurës, por nuk ka pranuar të paraqitet.


Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren  e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Do i qëndrojmë strikt objektit të punës. Sekretare zgjidhjet Klotilda Bushka”, tha Hyseni.

Komisioni u ngrit dje dhe pjesë e tij do të jenë edhe deputetët e opozitës parlamentare. Ata janë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani, të tre deputetë që nuk morën asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Komisioni Hetimor do të punojë për gati një muaj. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, Hyseni: Presidenti nuk Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve brenda afateve

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike alket hyseni shkarkimi i metes 2 alket hyseni shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2021, 05:08

TIRANË- Deklarata e drejtorit të Arkivave, Ardit Bido, se në Shqipëri është krijuar një mit absurd për Qemal Stafën, nuk i ka pëlqyer zv/kryeministrit Erio...

Politike 7 Maj 2021, 16:19

TIRANË- Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka mbajtur ditën e sotme në deklaratë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ata kanë...