Politike

Komisioni për shkarkimin e Metës, Braho: Të merren si provë deklaratat e Metës dhe me video jo vetëm me shkrim

8 Maj 2021, 09:36 Nga DOSJA
Komisioni për shkarkimin e Metës, Braho: Të merren si provë

TIRANË– Një nga anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Spartak Braho ka kërkuar që si provë gjatë hetimit të mos merren vetëm deklaratat me shkrim por edhe videot.

Ai gjithashtu i kërkoi Komisionit që anëtarët e tij të mos bëjnë deklarata pëe mediat gjatë periudhës së hetimit.

e video. Ai shtoi se duhet bërë që t’u ndalohen deklaratat për mediat të anëtarëve të saj.

Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Të mos merren për bazë vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video”,- tha Braho.

Hyseni ndërkohë u shpreh se edhe pse Kushtetuta nuk e ndalon një gjë të tillë, ky rregull do të respektohet nga të gjithë anëtarët për shkak të situatës delikate.

Komisioni u ngrit dje dhe pjesë e Komisionit do të jenë edhe deputetët e opozitës parlamentare. Ata janë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani, të tre deputetë që nuk morën asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Komisioni Hetimor do të punojë për gati një muaj. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, Hyseni: Presidenti nuk Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve brenda afateve

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 spartak braho shkarkimi i metes 2 spartak braho

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2021, 05:08

TIRANË- Deklarata e drejtorit të Arkivave, Ardit Bido, se në Shqipëri është krijuar një mit absurd për Qemal Stafën, nuk i ka pëlqyer zv/kryeministrit Erio...