Bota

Ekzekutohet biznesmeni grek/ Këtë herë nuk shpëtoi dot siç ndodhi në atentatin e parë ku iu vra e shoqja disa muaj më pa

7 Maj 2021, 15:39 Nga DOSJA
Ekzekutohet biznesmeni grek/ Këtë herë nuk shpëtoi dot

GREQI– Dimi Korfiati, sipërmarrësi i njohur në ishullin Zakynthos, Greqi është vrarë mesditën e sotme. Disa muaj më pare ai i kishte shpëtuar nga një prite të kundër tij, ku i humbi jetën gruaja.

Sipas mediave greke, biznesmeni  teksa kishte shkuar në një zyrë kontabiliteti për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi, një burrë i panjohur për të u shfaq në oborrin e zyrës dhe filloi të qëllojë drejt zyrës së Korfiatis.

Në këtë moment 54-vjeçari u plagos për vdekje, ndërsa një nga pronarët e zyrës u plagos lehtë dhe u transportua në Spitalin Zakynthos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Qershorin e kaluar, persona të panjohur, që ende edhe sot nuk janë zbuluar qëlluan 54-vjeçarin dhe gruan e tij, duke e i marrë jetën bashkëshortes së tij. Viktima ishte Christina Kloutsinioti, e cila ishte edhe kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

(E.K/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dimi korfiati greqi vritet biznesmeni grek dimi korfiati greqi vritet biznesmeni grek

Sondazh

Poll