Bota

Albin Kurti shpalos programin e qeverisë, njofton për padi ndaj Serbisë

7 Maj 2021, 14:12 Nga DOSJA
Albin Kurti shpalos programin e qeverisë, njofton për padi ndaj

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë , ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e parë 2021-2025. Një nga pikat e programit ishte dhe përgatitja për padi ndaj Serbisë.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, -tha Kurti.

Gjithashtu ai shtoi se do të zhvillojë dialog parimor me Serbin.

“Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”,- tha Kurti duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim viti financiar.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti programi qeverises albin kurti programi qeverises

Sondazh

Poll