Bota

Kurti i vendosur: Do të padisim Serbinë për genocid, jemi të aftë të mbrojmë integritetin dhe sovranitetit territorial

7 Maj 2021, 14:53 Nga DOSJA
Kurti i vendosur: Do të padisim Serbinë për genocid, jemi të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo deklaratë e tij erdhi gjatë mbledhjes së ekzekutivit ku dhe u prezantua plani i Qeverisë për katër vitet e ardhshme.

“Do të përgatisim padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Do të jemi të aftë për mbrojtje te integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe do të bëjmë mbikëqyrje demokratike dhe civile të FSK-së”,– tha Kurti.

Sipas Insajder, kreu i ekzekutivit gjithashtu shtoi se në dialog me Serbinë hynë vetëm për një marrëveshje që siguron njohje reciproke. Të njëjtën nuk po e mendon personi me të cilin do të ketë dialog Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai ka deklaruar se “ata që padisin Serbinë për gjenocid nuk janë të interesuar për dialog”.

(D.A/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll