Bota

Putin: Vaksinat tona, po aq të besueshme sa kallashnikovi

7 Maj 2021, 11:07 Nga DOSJA
Putin: Vaksinat tona, po aq të besueshme sa kallashnikovi

RUSI– Gjatë një konference me video të enjten me zëvendës kryeministren Tatyana Golikova, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e vlerësoi vaksinat ruse, duke theksuar se janë po aq të besueshme sa armët kallashnikov.

Ky koment u bë ndërsa disa zyrtarët shëndetësorë të vendit regjistruan një version me dozë të vetme të vaksinës Sputnik V të Enjten, i quajtur Sputnik Light.

Krahasimi i Putinit i referohej armës së epokës së Bashkimit Sovjetik që mbetet e njohur dhe e përdorur gjerësisht edhe sot.

“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me Sputnik Light që iu bashkua listës, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh. Janë të azhornuara dhe vaksinat tona janë më të besueshmet e të sigurtat. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kallashnikov. Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si kallashnikovi”, tha Putin.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota po aq e besueshme sa kallashnikov vaksina sputink v valdimir putin po aq e besueshme sa kallashnikov vaksina sputink v valdimir putin

Sondazh

Poll