Bota

OBSH konfirmon efektshmërinë e vaksinës kineze: Sinovac është efektive deri tek të rriturit nën 60 vjeç!

7 Maj 2021, 09:11 Nga DOSJA
OBSH konfirmon efektshmërinë e vaksinës kineze: Sinovac

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në një përfundim lidhur me efektshmërin e vaksinës kineze, të cilat janë prodhura nga kompania kineze Sinovax.

Sipas hulumtimit të kryer nga OBSH, vaksina anti-Covid e prodhuar nga Sinovac Biotech e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit tek të rriturit nën 60 vjeç

Ekspertë të pavarur nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së (SAGE ) rishikuan vaksinën CoronaVac nga provat klinike të fazës 3 në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili, shkruajnë mediat e huaja.

Ne jemi shumë të sigurt se dy doza të CoronaVac janë efikase në parandalimin e COVID-19 tek të rriturit”, tha SAGE në një raport vlerësimi të postuar në faqen e internetit të OBSH-së.

Vaksina Sinovac është autorizuar në 32 vende, me 260 milion doza të shpërndara, thanë ekspertët e SAGA.  Në vendin tonë grupmoshtat mbi 60-vjeç që janë vaksinuar, kanë marrë dozën kineze Coronavax.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota efektshmeria e vaksines kineze obsh vaksina kineze efektshmeria e vaksines kineze obsh vaksina kineze

Sondazh

Poll