Bota

Përplasja në Kuvendin e Kosovës, Latifi publikon foton: Lista Serbe argëtohet me deputetët që pështyheshin me njëri-tjet

7 Maj 2021, 08:10 Nga DOSJA
Përplasja në Kuvendin e Kosovës, Latifi publikon foton: Lista

KOSOVË– Pas përplasjes së djeshme në Kuvendin e Kosovës, filozofi Blerim Latifi ka publikuar një foto të të deputetëve të listës Serbe të cilët po shihnin debatin e parlamentit nga fundi i sallës.

Në një postim në ‘Facebook’, Latifi shkruan se deputetët e listës Serbe janë argëtuar dje me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pështyheshin me njëri-tjetrin, pak metra më tutje.

Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pshtyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situate poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999”, ka thënë ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ditën e djeshme është ndërprerë pasi disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Incidentit i parapriu një debat i ashpër në mes të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri si dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni blerim latifi perplasja ne kuvendin e kosoves blerim latifi perplasja ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll