Sport

Sulmi në zemër i kushton karrierën Iker Casillas, spanjolli vendos për të ardhmen

17 Maj 2019, 11:37 Nga DOSJA
Sulmi në zemër i kushton karrierën Iker Casillas, spanjolli

SPANJË- Ish-portieri Realit të Madridit, Iker Casillas pak ditë më parë pësoi një sulm në zemër, ndërsa momentalisht gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë arsye spanjolli ka vendosur të tërhiqet nga fusha e blertë, duke i dhënë fund karrierës së tij disa vjeçare. E përditëshmja sportive portugeze “O’Jogo” zbulon se këtë vendim portieri do ta njoftojë në ditët në vijim në një konferencë për mediet.

Por Iker Casillas nuk ka ndërmend të largohet nga Portugalia. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat vendase, portieri spanjoll më fitues në histori ka vendosur bashkë me drejtuesit e Portos se imazhi dhe eksperienca e tij ndërkombëtare do të ishte një vlerë e shtuar në një rol drejtues.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atak ne zemer iker casillas atak ne zemer iker casillas

Sondazh

Poll