Bota

Serbia e quan ‘provokim të ashpër’, ndërtimi i kampit ushtarak kroat në Kosovë ngjall dyshime

6 Maj 2021, 19:21 Nga DOSJA
Serbia e quan ‘provokim të ashpër’, ndërtimi i kampit

KOSOVE-Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman është shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen kosovare, Donika Gërvalla se në Kosovë po krijohet një kamp ushtarak.

Sipas tij ky kamp, po krijohet për të rritur stabilitetin, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi raportojnë mediat kosovare.

“Ne kemi vendosur të ngremë një kamp ushtarak në Kosovë që do të kontribuojë për stabilitetin. Kroacia së fundmi ka vendosur të rrisë kontigjentin e vet brenda NATO-s në misionin e vet paqeruajtës në Kosovë – KFOR dhe ky i fundit ka rëndësi të posaçme për Kroacinë, sepse është stacionuar në fqinjin më të afërt që mund të ketë implikime të veçanta për stabilitetin e mbarë rajonit”, është shprehur Radman.

Ai ka vlerësuar marrëdhëniet me Kosovën, të cilën e ka quajtur vend mik të cilit do t’i dhurojë 10 000 vaksina.

Serbia e ka quajtur këtë veprim si ‘provokues’. Media serbe “Kurir” e ka titulluar këtë lajm si: “Provokim i ashpër nga Zagrebi: Kroacia po ndërton një bazë ushtarake në Kosovë dhe Metohi”.

(E.K/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla gordan grlic radman kampi ushtarak ne kosove donika gërvalla gordan grlic radman kampi ushtarak ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2021, 18:29

BRUKSEL- Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas kthimit nga udhëtimi i tij në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se nëse BE has në vësh...