Bota

6 Maj 2021, 18:29 Nga DOSJA

BRUKSEL- Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas kthimit nga udhëtimi i tij në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se nëse BE has në vështirësi me Maqedoninë e Veriut, do të ecin para me Shqipërinë.

Reagimi i Komisionerit ka ardhur si pasojë e problemeve që Shkupi po has me Sofjen përsa i përket çështjeve historike, dhe kjo gjë bën që BE të vensosë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare veteëm me Shqipërinë.

Nëse BE has në vështirësi me Maqedoninë e Veriut, do të shihet mundësia nëse ata mund të ecin përpara në zgjerimin vetëm me Shqipërinë. Ky mund të jetë një opsion – tha ai.

Deri më tani vendet e BE kanë mbajtur qëndrimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë hapat njëkohësisht në procesin e integrimit në BE.

(E.K/DOSJA.AL)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bashkimi evropian integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi bashkimi evropian integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi

Sondazh

Poll