Bota

Britani: Mpiksjet e gjakut të lidhura me vaksinën AstraZeneca janë më të zakonshme te gratë

6 Maj 2021, 17:45 Nga DOSJA
Britani: Mpiksjet e gjakut të lidhura me vaksinën AstraZeneca

BRITANI- Rregullatori i mjekësisë në Britani të enjten tha se kishte disa prova se mpiksjet e pazakonta të gjakut të lidhura me vaksinën COVID-19 të AstraZeneca ndodhin më shumë tek gratë sesa tek burrat, duke shtuar se ndryshimi në incidencë ishte i vogël. Reuters raporton se zyrtarët britanikë më parë kanë thënë vetëm që incidenca e mpiksjes ishte e lidhur me moshën dhe se nuk ishte krijuar një lidhje me seksin.

Tani ka disa prova që shkalla e raportuar e incidencës është më e lartë në femra krahasuar me burrat edhe pse kjo nuk është parë në të gjitha grupmoshat dhe ndryshimi mbetet i vogël,“- tha Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në azhurnimet e saj javore për mpiksjet.

Disa vende, përfshirë Britaninë, kanë rekomanduar që vetëm njerëzit mbi një moshë të caktuar të marrin dozat.

Në shifrat e fundit javore, MHRA tha që incidenca e rastit e mpiksjeve të rralla dhe  ishte 10.5 për milion doza, krahasuar me 9.3 për milion javën e kaluar. Kishte 242 raste të mpiksjes, me 6 që ndodhën pas dozave të dyta.

Këshilla mbetet që përfitimet e vaksinës të tejkalojnë rreziqet në shumicën e njerëzve,“- tha MHRA.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota agjencia rregullative e barnave dhe produkteve shëndetësore vaksina astrazeneca agjencia rregullative e barnave dhe produkteve shëndetësore vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2021, 15:21

TURQI-Operacionet intensive  për kapjen e bosit të kriptmonedhës Faruk Fatih Özer vazhdojnë. Ai dyshohet së fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një ser...