Aktualitet

MOMENT PAS MOMENTI! Sekondat që i morën jetën Liljana Buzos, i shoqi i preu rrugën, fillimisht i nguli thikën në fyt, më

6 Maj 2021, 18:56 Nga DOSJA
MOMENT PAS MOMENTI! Sekondat që i morën jetën Liljana Buzos, i

ELBASAN– Videoja e mëposhtme tregon momentin kur Koço Buzo i ka ndërprerë rrugën bashkëshortes së tij, Liljana Buzo dhe e vrau atë. Pamjet e publikuara nga ABC të ndara në foto tregojnë viktimën dhe autorin të rrethuar me të kuqe vetëm pak sekonda para vrasjes.

Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin. Fillimisht autori e ka goditur gruan me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.

Liljana Buzo u dërgua në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë. Të plagosur nga autori i krimit mbetën edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, Gëzim Toçila, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në derën e Gjyatës së Elbasanit. Burrë e grua sapo kishin mbaruar seancën e radhës për divorcin dhe dolën nga gjykata.

Në atë moment Koço Buzo, ish-efektiv, shkoI në shtëpi, mori thikën dhe kallashnikovin dhe doli t’i priste rrugën të shoqes, të cilën e ekzekutoi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo

Sondazh

Poll