Art&Argëtim

Rina Balaj përlotet pasi Apple Maps emërton në shqip vendet e Kosovës: Më bëri të qaj me lot gëzimi

6 Maj 2021, 17:05 Nga DOSJA

KOSOVËApple Maps ka bërë ndryshimin e emërtimeve të vendeve në Kosovë duke i kthyer ato nga serbisht në shqip, kjo gjë është pritur me gëzim nga të gjithë kosovarët pa dyshim, por këngtarja Rina Balaj ka shprehur shumë entuziazëm për këtë gjë.

Ajo ka bërë një postim në ‘Instastory’ duke e ndarë me të gjithë ndjekësit e saj gëzimin e madh. Këngëtarja thotë që ka qarë nga gëzimi kur ka parë emërtimet në shqip të qyteteve të Kosovës.

“Kjo gjë më bëri të qaj me lot gëzimi”– ka shkruar ajo.

Apple Maps pasi ka shtuar Kosovën në hartë, pas një peticioni, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, që bëri të mundur që Kosova të njihet në aplikacionin Apple Maps, tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz apple maps rina balaj apple maps rina balaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Maj 2021, 09:31

FOTO/ Samanta Karavello është shtatzënë?

TIRANË– Samanta Karavello ka bërë një mungesë të gjatë në rrjete sociale dhe ka vendosur ta thyejë akullin me disa pyetje që publiku ia drejton asaj. Këngë...