Aktualitet

ME VIDEO: Fevziu lexon ditarin e Nexhmije Hoxhës, si tallej gruaja e diktatorit me motrat e heroit: Janë bërë të neveritshm

6 Maj 2021, 06:26 Nga DOSJA
ME VIDEO: Fevziu lexon ditarin e Nexhmije Hoxhës, si tallej gruaja e

TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka lexuar disa faqe nga ditari i Nexhmije Hoxhës, lidhur me ditën e Dëshmorëve, 5 maj. Gjatë emisionit “Opinion”, Fevziu lexon sesi diktatori Enver Hoxha dhe bashkëshortja e tij vizitonin familjet e dëshmorëve.

5 maj 1970

Nexhmie Hoxha në maj 1970. Sot është dita e Dëshmorëve, bëmë me Enverin vizita në disa familje. Tek Toto Meksi… Megjithëse është ditë përkujtimore për njerëzit që kanë humbur, të gjitha familjet të presin me moral të lartë, të qirasin me pije, çokollata etj. Kurse motrat e Qemalit ndryshe, e kthejnë në ditë zie, të presin të vrenjtura. Sivjet motra e madhe e Qemalit, Jelldezi qe e sëmurë, kish pësuar njëfarë paralize dhe nuk na doli fare, kurse Drita tërë kohën qau dhe u ankua. Sivjet e kishte hak, të vinte keq si janë katandisur.

5 maj 1981

5 Maj-dita e Dëshmorëve, çdo vit u shkoja motrave të Qemal Stafës për kujtim të tij, për çdo vit do thonë apo do të bëjnë ndonjë budallallëk. Janë bërë të neveritshme. Të vjen keq që janë motrat e Qemalit, megjithëse ai ka shoqe e motra të panumërta. Që nga ne që punuam me të. Vjet nuk u vajta se kisha nënën sëmurë. Sivjet nuk u vete që edhe ato të kuptojnë se kanë detyrim të më bëjnë hatrin dhe të vinin të më ngushëllonin për vdekjen e vëllait tim të vetëm.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu nexhmije hoxha blendi fevziu nexhmije hoxha

Sondazh

Poll