Aktualitet

Bashkia e Tiranës shkul pemët e mbjella në “Myslym Shyri” për projektin misterioz

5 Maj 2021, 20:47 Nga DOSJA
Bashkia e Tiranës shkul pemët e mbjella në “Myslym

TIRANË– Në redaksinë e emisionit BOOM kanë mbërritur telefonata nga banoret  e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, të cilët u shprehen të shqetësuar sepse  në datë 3 maj.

Edhe pse ka qenë ditë pushim zyrtarët e punonjësit e Bashkisë Tiranë kanë filluar  të shkulin pemët e mbjella në hapësirën publike.  Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku shkoi te kjo zonë për të takuar qytetarët dhe për t’i pyetur ata në lidhje me këtë çështje. Ata shprehen se në ditë pushimi punëtorët e bashkisë kanë nisur punimet në hapësirën publike pa asnjë informacion.

Banorët: Ishte data 3 maj ditë pushimi zyrtar kur pamë punëtorët e bashkisë që po kryenin punime në hapësirën e përbashkët. I pyetem se çfarë po ndodh nuk na japin informacion. Nuk ka asnjë tabelë informuese se çfarë punimesh do kryhen, për më tepër ato shkulen edhe pemët. 

Ndërkohë inxhinieri i tha BOOM se këtë toke e ka blerë dikush, por po bën rehabilitimin me anën e Bashkisë. Banorët janë shqetësuar sepse duan të dinë se çfarë do të ndodhë me hapësirën e tyre të përbashkët, por me sa duket Bashkia e Tiranës ka diçka për të fshehur pasi në mungesë të plotë transparence me banorët e komunitetit nuk i informon.  

Banorët deklaruan se inxhinieri i Bashkisë i ka dhënë vetëm një informacion të cunguar që kjo hapësirë publike është blerë nga një privat  i cili po rehabiliton zonën në bashkëpunim me punëtorët e bashkisë, dhe nëse kjo është e vërtetë  me shume mundësi  pas shkuljes se pemëve  do të “lulëzojë betoni” siç ndodh shpesh në Tiranë.   BOOM shoi për të pyetur përgjegjësin e punëtorëve se çfarë po ndodh dhe ai thotë që për këtë mund të sqarojë inxhinieri, por ai nuk ishte.  Kur BOOM e pyet se përse nuk ka tabela informuese ai thotë se nuk e di dhe duhet pyetur drejtorin i tij. 

BOOM pyet Bashkinë e Tiranës:

Pse nuk keni vendosur një tabele informuese për të njoftuar banorët për punimet që do të kryhen? Sa është vlera e këtij projekti?  Kur është afati i fillimit dhe i përfundimit të këtyre punimeve?  Kryebashkiaku Veliaj duhet të bëjë transparencë me qytetarët, por me sa duket ai i fshihet kësaj të fundit.   Sapo punonjësit e Bashkisë panë që RTV Ora ishte prezente, morën urdhër që të braktisnin vendin e punës. 

Marrë nga Oranews

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet myslym shyri veliaj shkul pemet ne myslym shyri myslym shyri veliaj shkul pemet ne myslym shyri

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2021, 17:17

DURRËS-Hasan Ebif ka ardhur nga Egjipti në Durrës kur ishte 25 vjeç dhe që nga ajo kohë punon si peshkatar në një nga anijet e këtij porti.“Një daja...